Edhe Franca mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë
27 shkurt 2022
| 14:39
Edhe Franca si shumë shtete tjera ka vendosur që t’i mbyll hapësirat e saja ajrore për linjat ajrore ruse.
Franca ka deklaruar se do i ndjek vendimet e shteteve tjera evropiane për mbylljen e hapësirës ajrore për avionet rus, si një ndëshkim për Rusinë, pasi kjo e fundit ka filluar pushtimin e Ukrainës.
“Franca nga kjo pasdite e tutje po mbyll hapësirat ajrore për linjat ajrore ruse”, ka bërë me dije ministri i Transportit, Jean-Baptise Djebbari, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.
France is shutting its airspace to all Russian aircraft and airlines from this evening on. To the Russian invasion of Ukraine, Europe responds with total unity.
— Jean-Baptiste Djebbari (@Djebbari_JB) February 27, 2022