Edhe Fushë Kosova ndalon përdorimin e Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’, komuna e tretë deri tash

14 nëntor 2024 | 19:59

Komuna e Fushë Kosovës u është bashkuar asaj të Prishtinës dhe Skënderajt, duke marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Fushë-Kosovës.

Në reagimin e Komunës thuhet se përmbajtja në këta doracakë është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët.

“Përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës nga Drejtoria e Arsimit edhe gjatë diskutimeve me MASHT lidhur me këtë temë kanë shprehur shqetësimin për përmbajtjen e udhëzimeve ku janë paraparë aktivitete në praktikë – prekje me fëmijë nën moshën adekuate.

Fatkeqësisht, kjo qeveri nuk ka marr për bazë vërejtjet dhe shqetësimet e arsyeshme të shprehura nga zyrtarët kompetent të fushës së arsimit e përfaqësuesve të prindërve dhe përmbajta si e tillë e miratuar nga MASHT është e dëmshme dhe e papranueshme”, thuhet në njoftimin e komunës.

Fillimisht një vendim i tillë u mor nga Komuna e Prishtinës.

Për këtë njoftoi Nënkryetarja e Prishtinës, njëherit Drejtoresha për Arsim, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u ka bërë thirrje edhe komunave të tjera që të marrin një vendim të tillë.

Sipas saj, përmbajtja në këta doracakë është edhe abuzuese me fëmijët.

Pas Prishtinës, edhe Skënderaji njoftoi për një vendim të tillë.

“Drejtoria e Arsimit e Komunës së Skenderajt, ka marrë sot vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” 1-5, 6-9, 10-12, në të gjitha shkollat e komunës. Drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, ka thënë se arsyeja e këtij vendimi, i cili është marrë në mirëkuptim dhe bashkëpunim edhe me mësimdhënës, ka të bëjë me degradimin e familjes kosovare nga ana e institucioneve përgjegjëse, dhe si i tillë nuk do të përdoret në asnjë institucion arsimor në komunën e Skenderajt deri në revidimin e tij”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Te Nënë Stana e UÇK-së, dhe te djemt e saj,…