Edhe Galatasaray në garë për Muriqin
06 dhjetor 2021
| 11:53
Sulmuesi Vedat Muriqi mund të largohet nga Lazio në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra e fundit që ka hyrë në garë për sulmuesin shtatlartë është Galatasaray, e cila do të jetë rivale e Fenerbahçes për reprezentuesin “dardan” .
Sulmuesi nuk po arrin të gjejë vend në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri, prandaj mundësia e largimit nga Lazio është e madhe. Muriqi ishte transferuar nga Fenerbahçes për 20 milionë euro, pro vlera e tij ka rënë për 10 milionë euro.