![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/gerrardi.jpg)
Edhe Gerrardi në listën e PSG-së
22 shkurt 2023
| 13:18
Një lajm surprizë qarkullon për të ardhmen e bankinës së Paris Saint-Germain.
Sipas “The Sun” dhe “The Scottish Daily Express”, në listën e strategëve të mundshëm që mund të pasojnë Christophe Galtier është dhe Steven Gerrard, një emër shumë i njohur për eksperiencën e jashtëzakonshme si futbollist te Liverpooli.
Si trajner është shkarkuar në muajin tetor nga drejtimi i ekipit të Aston Villës. Për momentin është pa klube dhe mund të jetë një zgjedhje e mirë. Sipas medieve britanike ai “shihet si figurë e rëndësishme, që mund të ndihmojë klubin që të përmirësohet”.