Edhe Gjakova vendos tunelin dezinfektues
09 prill 2020
| 18:28
Pas Prishtinës, edhe Komuna e Gjakovës ka vendosur tunelin dezinfektues në qendër të qytetit.
Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se si institucion komunal janë duke ndërmarrë të gjitha masat e rekomanduara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Sot, vendosëm tunelin dezinfektues në qendër të qytetit tonë. Ky tunel do të shërbejë për dezinfektim të banorëve, veçanërisht për ata që këto ditë e kanë domosdoshme të vazhdojnë punën. Një i tillë si ky, shumë shpejtë do të vendoset edhe në një lokacion tjetër, ku ka më shumë qarkullim të qytetarëve”, është thënë në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
/Epoka e re/