Edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, gjashtë të tjerë shërohen
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë prej tyre kanë rezultuar pozitive.
“Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16). Falënderojmë Klinikën Infektive dhe stafin e profesionistëve për shërimin e pacientëve. Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji – Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga data 8.02.2020 deri me 3.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.
/Epoka e re/