Edhe gjashtë të vdekur dhe 143 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar ka njoftuar se në 24 orët e fundit të vendin tonë kanë vdekur gjashtë persona dhe janë shëruar 143 të tjerë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 6286 raste nga 32375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2762”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)