Edhe Gjermania gati të largojë emigrantët! Zbardhet PLANI: Do dërgohen në Ruanda
Fitorja e të djathtës ekstreme AfD tronditi themelet e koalicionit qeverisës në Gjermani, që duket se ka nisur të veprojë, për të rikthyer mbështetjen e humbur.
Sipas mediave të huaja, koalicioni në pushtet po mendon të kopjojë planin e anuluar të qeverisë britanike, për të larguar emigrantët nga vendi. Sipas raportimeve, gjermanët mund të përdorin infrastrukturën e anglezëve dhe do i dërgonin të gjithë azilkërkuesit në Ruanda.
Më herët koalicioni i të Gjelbërve, SPD e qendrës së majtë dhe FDP liberale e kundërshtonin këtë plan, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe anti-kushtues.
Qeveria gjermane përballet me një presion në rritje për t’iu përgjigjur emigracionit, ndërsa mbështetja për AfD po rritet në Lindje.
Sondazhet paszgjedhore sugjerojnë se azil-kërkuesit dhe emigrantët janë dy çështjet kyçe për gjermanët në mbarë vendin, dhe se mbështetja për AfD është e vërtetë, dhe jo një votë proteste, duke grumbulluar presion ndaj qeverisë së koalicionit për të vepruar.
Kujtojmë se një plan të ngjashëm me “Ruandën” britanike, e ka zbatuar Italia me Shqipërinë, me hapjen e dy kampeve për emigrantët, në Gjadër dhe Shëngjin.