Edhe Gjermania mbyll kufijtë
16 mars 2020
| 09:08
Për shkak të epidemisë së koronavorusit, Gjermania do t’i mbyllë kufijtë e saj me Austrinë, Francën edhe Zvicrën, duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit të sotëm, sipas së përditshmes gjermane “Bild”. Theksohet se masat janë ndërmarrë për rritjen e kontrollit kufitar dhe kthimin e të huajve që vijnë nga ato shtete fqinje. Ndërkohë, transporti i mallrave në mes të Gjermanisë dhe fqinjëve do të vazhdojë.