Edhe Guardiola infektohet me Covid-19

06 janar 2022 | 13:25

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Trajneri spanjoll është personi i fundit që ka dal pozitiv me koronavirus, derisa janë plotë 21 raste pozitive në skuadër.

City përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se 14 pjesëtarë janë pozitiv me Covid-19, derisa edhe shtatë lojtarë gjithashtu janë të prekur.

“Pep Guardiola do mungojë në ndeshjen e nesërme për FA Cup ndaj Swindon Town pasi doli pozitiv me Covid-19”, thuhet në njoftimin e Cityt.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se vendimi për…