Edhe Hajvalia po bëhet me rrjet nëntokësor komplet të ri

22 dhjetor 2023 | 16:24

Rreth 8 mijë qytetarë të Hajvalisë me rrethinë do të përfitojnë nga investimi që po bën KEDS aty. E njohur si Dalja 6, ajo shërben si përçuese e tensionit të mesëm dhe në gjatësinë e saj 10 kilometërshe po bëhet komplet e re dhe me kapacitete të dyfishuara nga 10 kV në 20 kV.

Aty do të vendosen edhe 9 transformatorë të rinj, nga të cilët tri do të jenë trafostacione komplete.

Tashmë, një pjesë e konsiderueshme e punëve janë kryer, përderisa ato vazhdojnë me intensitet të shtuar. Le t’shndrisim

Rrjeti i tensionit të mesëm do të jetë komplet nëntokësor nga nënstacioni Prishtina 7, afër Pallatit të Drejtësisë e deri te fundi i tij, duke i përfshirë edhe disa degëzime në Hajvali, të cilat aktualisht janë në shtylla me rrjet ajror.

Ky projekt parashihet të ketë impakt edhe në ekonominë e vendit, pasi përgjatë saj janë të alokuara një numër i konsiderueshëm biznesesh, të cilat do të marrin shërbime më kualitative, gjithashtu edhe më të sigurta.

Paralel me të është duke u ndërtuar komplet e re edhe Dalja 5 që shkon në drejtim të Veternikut dhe në magjistralen drejt Ferizajt. Me kompletimin e këtyre dy daljeve, po shkon drejt realizimit të plotë megaprojekti për Prishtinën që parasheh dyfishim të kapaciteteve të tensionit të mesëm dhe futjen nën tokë edhe të atyre daljeve që më parë ishin ajrore. Kjo nënkupton që infrastruktura elektroenergjetike e Prishtinës po përgatitet për dekadat e ardhshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pa ekip që nga muaji…