Edhe Hani i Elezit do të rifillojë procesin mësimor
20 janar 2019
| 22:45
Edhe Komuna e Hanit të Elezit u ka kërkuar mësimdhënësve që të rinisin mësimin.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim Kulturë Rini e Sport në këtë komunë, Menduh Vlashi ka thënë se pas rritjes së pagave për mësimdhënësit nga ana e Qeverisë së Ramush Haradinajt mësimi duhet të rifillojë.
“Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport e Komunës së Hanit të Elezit, pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave, kërkojmë nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi, me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë. Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor”, ka thënë Vlashi