Edhe Haradinaj shpallet fajtor, dënohet me katër vjet e gjysmë burgim
18 maj 2022
| 10:53
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj është shpallur fajtor nga Dhomat e Specializuara.
Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur edhe kohën sa ka qëndruar në Hagë.
Vetëm në pikën 4 – hakmarrja, Haradinaj është shpallur i pafajshëm.
Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.