Edhe historiani Hakif Bajrami i jep përkrahje iniciativës që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit
04 janar 2023
| 19:06
Historiani Hakif Bajrami përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
“E mbështes iniciativën e Bardhyl Mahmutit që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit ndaj shqiptarëve”, ka thënë historiani Hakiklf Bajrami.
Kjo iniciativë e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës deri më tani ka marrë përkrahje të madhe nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal, shkrimtarë, artistë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë e nga personalitete ndërkombëtare.