Edhe Hoxha nga Tirana mbron UÇK-në

25 prill 2020 | 10:45

Deklaratat e Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se pjesëtarë të UÇK-së kanë vrarë civilë të pafajshëm të komunitetit serb gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanë ngjallur reagime të shumta.

Një deklaratë e tillë ka nxitur edhe reagime të disa anëtarëve të vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë kërkuar lirimin nga detyra të Shkëlzen Gashit.

Ndaj deklaratave të Gashit ka reaguar edhe këshilltari i Kurtit nga Tirana, Elvis Hoxha, i cili, duke parë situatën e krijuar dhe reagimet e shumta negative, ka postuar diçka pozitive për UÇK-në.

Në profilin e tij Hoxha ka shkruar: “Ndjehem gjithnjë i nderuar në prani të z. Azis Bici. Lufta Çlirimtare e Kosovës është ngjarja më e ndritur e historisë së kombit shqiptar në shekullin XX”, ka shkruar Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka arrestuar…