Edhe i dashuri i Dua Lipës bën simbolin e shqiponjës

11 gusht 2018 | 12:26

Dua Lipa ndodhet në Kosovë, ku ka perfomuar në festivalin Sunny Hill që është mbajtur në Prishtinë.

Para se të ngjitej në skenë, Dua ka zhvilluar një takim me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i ka dhuruar ‘Çelësin e qytetit’.

“Është një nder i madh që të marr ‘Çelsin e qytetit’ të Prishtinës”, ka shkruar Dua në “Instagram”, ku ka publikuar edhe fotografi me Ahmetin duke bërë simbolin e shqiponjës.

Por këngëtarja me famë botërore ka qenë e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Isaac Carew, i cili nuk ka hezituar të bëjë simbolin e shqiponjës.

Ai ka publikuar fotografinë në “InstaStory” së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fluks i madh turistësh nga Kosova janë regjistruar të kenë…