Edhe ish-presidentja Jahjaga në konferencën e Mynihut, takon ambasadorin amerikan

14 shkurt 2025 | 11:40

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në Konferencën e Mynihut.

Në një postim në “Facebook”, ajo ka bërë me dije se është takuar me ambasadorin Philip T. Reeker, mikun e saj dhe të Kosovës.

Jahjaga ka thënë se me të kanë diskutuar për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen që ShBA-ja i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Jahjaga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Didier Deschamps i cili do të largohet nga Franca…