Edhe Jahir Morina i AAK-së kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën
Ish-kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Jahir Morina-Gipa, ka kërkuar rinumërim të votave në komunën e Rahovecit dhe në gjithë Kosovën.
Ai ka thënë se rinumërimi i votave është i domosdoshëm meqë ka mospërputhje të votave në formularët zyrtarë të KQZ-së dhe në fletët llogaritëse.
“Duhet të ketë rinumërim në Rahovec dhe në gjithë Kosovën. Dikush duhet të shkojë në gjykatë e të merr dënim për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve të Rahovecit me rrethin”, ka shkruar Morina në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i Morinës:
Duhet të ketë rinumërim në Rahovec dhe në gjithë Kosovën. Dikush duhet të shkojë në gjykatë e të merr dënim për keqpërdorim të vullnetit të qytetarëve të Rahovecit me rrethin.
Në postimin e kolegut tim ku ai argumenton vjedhjen e votës së tij shihet qartë vjedhja e votës time po ashtu në këtë qytet.
Qendrat e votimit janë keqpërdorë nga keqbërësit dhe mashtrues që njollosen votën e lirë.
Të njolloset një proces kaq i rregullt zgjedhor nga qytetarët për mua dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës është vepër penale dhe kërkon ndëshkim dhe dënim meritor me ligj
Në fletën llogaritëse janë disa vota
Në formularin zyrtar janë 0 vota
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2325650707684085&set=a.1386704178245414&type=3&eid=ARBVXAk4o2Seh2z8EVExeMKSdCaAEehl20PICU-BXApWkkmd3nFpmQHBOyoIa18IRHb3604ntE_kqB4t
/Epoka e re/