Edhe Jennifer Lopezi denoncon për ngacmime seksuale
18 mars 2018
| 12:20
Valës së denoncimeve seksuale i është shtuar edhe Jennifer Lopezi. Aktorja dhe kërcimtarja amerikane ka treguar, në një intervistë për ‘Harper’s Bazaar’, se i është bashkuar lëvizjes #MeToo me një denoncim të saj.
“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ’90. M’u kërkua nga regjisori ta hiqja këmishën dhe t’i tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra”, ka thënë Lopezi.