Edhe kafshët marrin dhurata për Krishtlindje
26 dhjetor 2019
| 11:29
Kopshte të ndryshme zoologjike kanë vendosur t’u bëjnë dhurata për Krishtlindje kafshëve që mbajnë nëpër kafaze.
Dhuratat zakonisht përbëhen nga ushqimet që kafshët i preferojnë më shumë, të paketuara në forma të ndryshme.
Pjesa e shpaketimit është një argëtim më vete për shikuesit, të cilët nuk kanë dashur t’i humbin këto skena festive në kopshte zoologjike që nga Franca, Gjermania, Kolumbia e deri në Zelandën e Re.