Edhe katër raste me koronavirus në Kosovë, numri i të infektuarve shkon në 112
31 mars 2020
| 21:24
Ka shkuar në 112 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë edhe katër raste të reja me Covid-19.
“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, një me vendbanim në Vushtrri dhe një me vendbanim në Malishevë.