Edhe katër raste të reja me Covid-19
Në 24 orët të fundit janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjiknë mënyrë aktive.
Që nga fillimi epidemisë, sot shënohet dita me pozitivitetin më të ulët në vend, ndaj totalit të testimeve ditore, me vetëm 1.64 %. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Të shëruar janë 28 qytetarë.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin 876 qytetarë.
Janë shëruar 682 qytetarë, ose rreth 78 % e të gjithë të prekurve.
Aktualisht në dy spitalet Covid-19 janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.
Më pak se 15 % e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid-19, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11 332 testime, nga të cilat, 10 802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.