Edhe katër raste të reja me Covid-19 në Deçan, Romosaj bën thirrje për kujdes

25 korrik 2020 | 16:10

Edhe katër raste pozitive me Covid-19 janë konfirmuar nga IKShPK-ja në komunën e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se deri më tani numri i të identifikuarve me këtë virus në Deçan ka arritëurnë 35, prej tyre 4 të shëruar plotësisht. Kurse 31 raste janë akoma aktive.

“Ju lutem të keni më shumë kujdes, sepse numri i të infektuarve në komunën tonë çdo dit e më shumë po rritet, rrespektoni udhëzimet e Ministrisë dhe të Instiutit!”, ka thënë Ramosaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, po qëndron për…