Edhe katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

16 mars 2020 | 08:31

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka  njoftuar para pak çastesh se janë konfirmuar edhe katër raste të reja të të prekurve me koronavirus në Kosovë.

Sipas tij, këto raste të reja janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të të moshuarit që u konfirmua i pari me pandemi.

 Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve, u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID 19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID 19 me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet, veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Universitetit “Johns Hopkins”, ka shkuar në 87 mijë numri…