Edhe katër të infektuar me Covid-19
13 maj 2020
| 11:56
Ka shkuar në 880 numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë sapo njoftoi se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në 24 orët të fundit kjo ministri ka njoftuar se janë testuar 246 persona të dyshuar dhe kanë rezultuar pozitivë katër qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzënë.
(B. D.: “Epoka e re’)