Edhe katër të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

11 korrik 2020 | 11:41

Katër pacientë kanë humbur jetën në Infektiv, pa mundur të fitojnë dot betejën me sëmundjen e rendë.

Lajmin e ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë, duke bërë me dije se në 24 orët e fundit 4 qytetarë nuk e fituan dot betejën me sëmundjen, pavarësisht mjekimit.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçare nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid-19”, ka njoftuar sot Ministria e Shëndetësisë, gjatë deklaratës se përditshme për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

Në total, numri i personave që kanë humbur jetën ka shkruar në 89.

COVID-19 – Statistika (11 Korrik 2020)

Testime totale 31933
Raste pozitive 3371
Raste të shëruara 1881
Raste Aktive 1401
Humbje jete 89 (Qarku Tiranë 47, Durrës 14, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 14, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sonte në një intervistë për…