“Edhe kësaj radhe triumfuam”- reagon drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta

06 prill 2025 | 22:32

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta ka reaguar pas arrestimit të katër serbëve të cilët u kapën si të dyshuar për destabizilimin e vendit.

Ai tha se edhe këtë herë djem e vajza triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe duke zbuluar dhe parandaluar operacionet e tyre famëkeqe.

Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheu”, tha Graishta.

Policia arrestoi katër pelegrinë serbë në Gjakovë, ndërsa 12 të tjerë në Prizren përgjatë një operacioni të përbashkët të organeve të rendit.

Postimi i plotë i Graishtës:

Gjakova, djepi i kulturës, shembulli i emancipimit shoqëror, e pashoqe në dashurinë për atdheun, e pamatshme për vigjilencën e kujdesin për të ardhmen e racës sonë, krenare për atë që ishte, e përkushtuar për atë që na pret. Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe në zbulimin e hershëm, parandalimin dhe pamundësimin e operacioneve të tyre famëkeqe në zonën tonë të përgjegjësisë. Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut🙏🙏🙏.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal…