Edhe këshilltari i Haradinajt ‘veteran mashtrues’ sipas ish-prokurorit Blakaj
Edhe Gazmend Syla, këshilltar politik i kryeministrit dhe drejtor i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, figuron në listën e “Veteranëve mashtrues” të Prokurorit Blakaj.
Por ish-ushtari i UÇK-së, përmes rrjetit social “Facebook” e ka pyetur ish-prokurorin se pse ai nuk iu është bashkangjitur luftës dhe pse edhe atëher ka ikur nga Kosova dhe edhe tani poashtu ka ikur nga Kosova.
Ja postimi i plotë i tij:
Elez, je 2 vite ma i vjetër se unë. Me 1998, unë u bashkëngjita me trimat e lirisë, ti ike. Tash unë jam në Kosovë, ti prapë ike.
Doli “puna” që e paske ba. Po del që nuk je vetëm qyqan, por edhe pionier jugosllav.
Kontributin tim e të shokëve të mi, nuk mundet me hedh poshtë askush, e me se paku ti.