Fotografitë janë realizuar në Indi, Brazil, Bangladesh, Mauritani, Kinë, Afganistan, Mianmar, Somali, Pakistan, Sri Lankë, Egjipt, Spanjë dhe Marok.
Edhe kështu transportohen mallrat! (Foto)
24 shkurt 2018
| 10:02
Në shumicën e shteteve të zhvilluara, sidomos ato perëndimore, mallrat dhe gjësendet transportohen me trena, anije apo dhe me kamionë.
Mirëpo, në vendet ku këto mjete mungojnë ose janë të paqasshme për një pjesë të popullsisë – njerëzit duhet të tregojnë më shumë kreativitet dhe të punojnë sipas parimit “gjindu”.
Në vijim ju sjellim një fotogaleri – të realizuar nga Reuters, ndërsa të përzgjedhur nga Business Insider – që tregon se si i transportojnë mallrat e tyre njerëzit në pjesët më të varfëra të planetit, duke shfrytëzuar lloj-lloj mjeti transportues si: varka, biçikleta, vetura, kafshë shtëpiake, mjete etj.