
Edhe këtë vit mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023
08 korrik 2023
| 15:49
Shoqata për Kulturë “Reka e Epërme” edhe këtë vit organizon manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023.
Më 30 korrik do të mbahet marshi i Sandaktashit. Nisja do të jetë nga hotel Radika, Levnovë – Sandaktash, gjatësia 12 km.
Manifestimi qendror do të mbahet më 6 gusht nga ora 11:30 në mes Sharrës dhe Qymyrit. Në distancë prej 1 km, magjistralja Dibër – Gostivar.