
Edhe KFOR-i angazhohet për gjetjen e dy policëve të zhdukur në Lepenc
29 prill 2018
| 16:09
Kërkimet për dy policët e zhdukur janë duke u zhvilluar përgjatë tërë rrjedhës së lumit Lepenci nga vendi i aksidentit.
Përveç Policisë, Zjarrfikësve dhe FSK-së, në gjetjen e tyre, tanimë është angazhuar edhe KFOR-i.
Që prej momentit kur autoritetet kanë marrë lajmin për aksidentin e tyre, të gjitha njësitë përgjegjëse janë duke kërkuar trupat e të dy policëve.