Edhe Kim Kardashian vishet nga stilistja shqiptare/ Fotot që po bëjnë “NAMIN”
Kim u shfaq me një look shumë ndryshe në kopertinën e “CR Fashin Book”, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve
Me vetulla të holla dhe flokë të prerë shkurt, Kim Kardashian në kopertinën e CR Fashion Book i çuditi të gjithë!
Vetulla super të holla të frymëzuara me siguri nga vitet ’90, flokët e shkurtra, si edhe modelet e ndryshe të veshjeve nga kanotiera e ndotur, tek pulovra e zezë apo e kuqe të kombinuara me një minifund tutu dominuan tërësisht stilin e Kardashian, e në mes tyre dalloi edhe një foto sensuale. Reçipeta të zeza, prej tyli dhe me një lule të qëndisur në to janë krijuar nga duart e stilistes shqiptare, Nensi Dojaka.
Stilistja nuk është një emër i panjohur në botën e modës, pasi ajo ka veshur shumë nga yjet botëror të shoëbizit, nga Bella Hadid, Dua Lipa, Hailey Bieber, Emily Ratajkoëski etj.
Dizajnerja shqiptare ka ngjallur interes te adhuruesit e modës pasi fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze, Çmimi LVMH dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim.