Edhe kirurgët e Ferizajt i bashkohen grevës për paga
05 shkurt 2018
| 11:28
Reparti i Kirurgjisë së Spitalit Rajonal në Ferizaj do të hyjë në grevë nga dita e nesërme.
Lajmi u bë me dije nga kolegjiumi i kirurgjisë në mbledhjen e mbajtur sot, ku edhe u mor vendimi unanim për grevë që ka filluar në QKUK dhe të kirurgëve të spitaleve rajonale, transmeton Klan Kosova.
Greva ka të vetmen kërkesë rritjen e pagave për kirurgë.
Gjatë grevës do të ndërpriten operacionet efektive, kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente.