Edhe kjo fundjavë e ngrohtë, në javën e ardhshme temperaturat zbresin nën 0 gradë
Sot dita fillon me mjegull mëngjesi përgjatë ultësirave e temperatura minimale prej 4C e 5C. Deri nga mesdita mjegulla shpërndahet, ku më pas do të ketë intervale me diell e më vonë vranësira kalimtare, por pa të reshura.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë në 16C e 18C, njofton Prishtina Waether.
Të premten dhe të shtunën mbi vend kalojnë vranësira, por mbetet thatë. Orëve të mëngjesit ultësirave me kushte për mjegull apo vranësira të ulëta. Temperaturat pasi zbresin në 16C të premten, të shtunën shënojnë rritje të përkohshme në 17C e 19C.
Shtirja e një fronti të ftohtë ditën e diel sjell më shumë vranësira, e mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, derisa temperaturat maksimale zbresin në 12C. Të hënën në mëngjes minimalet zbresin në 0C, mirëpo dita dominohet nga kthjellimet.
Por mot i njëjtë nuk do të jetë edhe javën që vjen.
Kushte të qëndrueshme atmosferike, sipas trendeve më të fundit javore, mund të dominojnë gjatë muajit nëntor në pjesën më të madhe ët kontinentit.
Kjo situatë edhe çon tek mundësi më të pakta për të reshura. Javën e ardhshme në vend mbetet mot stabil, më shumë me kthjellime, mirëpo në aspektin termik më ftohtë, me minimale që zbresin nën 0C.