Edhe kjo i ndodhë Prokurorisë së Speciales, hija e mikrofonit iu duket si shenjë dhune në duart e dëshmitarit
Ka përfunduar në Hagë edhe dëshmia e ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, në gjyqin ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndonëse Dedaj mohoi shumë deklarata të tij, prokuroria si provë kundër krerëve e përdori edhe një video të një konference të vitit 1998 të Dedajt.
Dedaj tha se nuk është torturuar nga UÇK-ja dhe u distancua nga deklaratat e tij të mëhershme, duke thënë se i ka bërë në gjendje të rëndur shpirtërore dhe shpeshherë me motive politike.
Por, gjëja më e çuditshme ishte se Prokuroria e Speciales pretendonte se hija e një mikrofoni ishte shenjë e dhunës ndaj ish-ambasadorit Dedaj.
Prokuroria me këtë video të bërë menjëherë pas kthimit nga Qirezi tentonte ta paraqiste Dedajn si viktimë. Në videot e prezantuara, Prokuroria provonte të dëshmonte se Dedaj e kishte dorën e lënduar si pasojë e goditjeve që kinse kishte marrë,
“A e shihni dorën tuaj të djathtë në ekran, dëshmitar? – pyeti prokurorja e Speciales.
“Krejtësisht normal. E shoh. Edhe mirë që i paskam dy duart, që mund t’i shoh. Po e shoh veten kur kam qenë më i ri”, u përgjigj Dedaj.
“Pra, ju po thoni se krahu juaj i djathtë është i nxirë deri te thonjë, është normal?”, insistoi prokurorja.
“Këto pyetje me kanë Ajnshtajni. Unë jam rrëzuar”, tha ai.
Por, një gjë e tillë u demantua nga avokati i Thaçit, Luka Misetic.
“Dëshmitar, prokurori ju bëri disa pyetje lidhur me ngjyrën e dorës. Së pari, dua të ju pyes: A e shikoni një si hije? Është një si hije që reflekton deri te dora juaj mbi tryezë. E shihni?”, pyeti ai.
“Mund të jetë e rregulluar masanej, po unë nuk kam pasur diçka. Ju nuk e keni lëshuar krejt konferencën”, tha Dedaj.
“Do ta shikojmë videon dhe do të shohim një hije që zhvendoset përgjatë dorës suaj. A e shikoni një hije që lëvizë”, pyeti sërish Misetic.
” Unë kurgjo nuk po dalloj, hije ka në mur, në tavolinë”, tha Dedaj.
” Të shohim një tjetër fotografi të dorës tuaj. I shikoni duart këtu dëshmitar? Ka ndonjë dallim mes dorës së majtë dhe dorës së djathtë?”, pyeti avokati.
“Dallimi është se njëra është e majtë, tjetra e djathtë. Ka pasur shumë gazetarë”, tha Dedaj.
“Një sekond më pas. Shikoni një dallim në ngjyrën e duarve tuaja?”, pyeti sërish avokati, ndërkohë që u qartësua se ishte hija e mikrofonit që i binte në duar dhe prokurorisë i ishte dukur sikur e nxirë nga dhuna fizike.
Ndryshe, nesër pritet të fillojë dëshminë dëshmitari i 34-të me radhë i Prokurorisë së Specialës në rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë.
Më detajisht mund ta shihni edhe nga minuta 51:10 në videon e mëposhtme:https://www.youtube.com/watch?v=Q7zcrUIVW4E