Edhe kjo situatë e vështirë e ka një rrugëdalje
Ish i burgosuri politik, e drejtuesi shumëvjeçar i “Lëvizjes për Bashkim”, ish-LKÇK-ja, Avni Klinaku ka komentuar situatën aktuale politike në vend. Klinaku përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka thënë se e vetmja zgjidhje në këtë situatë për Albin Kurtin është DORËHEQJA.
“U bë si u bë, erdhëm si erdhëm në këtë situatë të vështirë, çka tash? Nuk do të kisha lëvizur as për një milimetër nga qëndrimi kundër asociacionit, por as sanksionet kundër Kosovës nuk do t’i kisha pritur! E vetmja zgjidhje në këtë situatë për Albin Kurtin është DORËHEQJA!”, ka shkruar Klinaku.
Postimi i plotë i Klinakut:
Rrugëdalje ka! U bë si u bë, erdhëm si erdhëm në këtë situatë të vështirë, çka tash?
Nuk do të kisha lëvizur as për një milimetër nga qëndrimi kundër asociacionit, por as sanksionet kundër Kosovës nuk do t’i kisha pritur!
E vetmja zgjidhje në këtë situatë për Albin Kurtin është DORËHEQJA!
Do të më thonë: Por vijnë të tjerët dhe e bëjnë asociacionin! E vërtetë, por pse ka njerëz që janë të gatshëm të bëjnë gjëra të këqija për vendin e vet, kjo nuk ma jep të drejtën që edhe unë të bëjë si ata! Në anën tjetër, as asociacioni si zgjidhje me serbët e Serbinë nuk ka për të funksionuar!