Edhe Klina sot pritet të dalë nga karantina

03 maj 2020 | 11:19

Edhe Klinës sot pritet t’i hiqet karantina. Këtë lajm e ka dhënë kryetari i komunës, Zenun Elezaj, i cili ka thënë se nëpërmjet telefonit ka kërkuar nga ministri Vitia një gjë të tillë. Vitia, siç ka treguar Elezaj, ia ka kumtuar atij lajmin se Klina do të hiqet nga karantina me gjasë sot në mbledhjen e qeverisë.

Njoftimi i Elezajt:

Në takimin e të mërkurës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kam kërkuar nga ai që Klina të hiqet nga karantina.

Sonte, nëpërmjet një bisede telefonike, ministri më konfirmoi se ka dërguar në Qeveri propozim-vendimin për heqje të karantinës për komunën e Klinës.

Pasi vendimi për vendosjen e karantinës për komunën e Klinës është marrë nga Qeveria e jo nga ministria, edhe vendimi për heqje të karantinës duhet të merret nga Qeveria. Prandaj, sipas ministrit, vendimi do të merret sonte ose nesër në mbledhje të Qeverisë.

Heqja e karantinës nuk do të thotë që ka kaluar edhe rreziku i përhapjes së virusit, prandaj ju lus që mos krijojmë komoditet, por t`a shtojmë kujdesin dhe të vazhdojmë të i zbatojmë udhëzimet e mjekëve

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunikimin e radhës, ministrja shqiptare e Arsimit, Besa Shahini,…