Edhe komuna e Rahovecit do të fillojë të hënën mësimin

20 janar 2019 | 23:08

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, u ka bërë thirrje të gjithë mësimdhënësve që pas vendimit të qeverisë nga nesër t’i rikthehen procesit mësimor me qëllim që nxënësit të mos humbasin orët e mësimit.

“Qeveria Haradinaj ka reflektuar në kërkesat e grevistëve dhe kryeministri ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/429085234116968/posts/752112841814204/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka apeluar te mësimdhënësit e…