Edhe KQZ paralajmëron grevë

12 korrik 2018 | 21:14

Stafi civil i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar grevë në rast se Ministria e Financave nuk ia miraton kërkesën për ekzektumin e pagave sipas rregulloreve të tyre të brendshme, ashtu sikurse institucioneve tjera.

“Indeksonline” ka siguruar një shkresë ku kjo kategori tregon se në qoftë se kërkesat e tyre ligjore e kushtetuese, e cila është duke u përsëritur që katër vite me radhë, që nga viti 2014 nuk merret parasysh, atëherë të njëjtit do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme ligjore, pra, të futen në grevë.

“Derisa të zbatohet Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Brendshme e KQZ-s, për arsye se mjaft jemi diskriminuar deri me tani nga Politika dhe premtimet boshe politike”, thuhet ndër të tjera.

Letra e plotë drejtuar Qeverisë së Republikës

Ju njoftojmë se me datë 4 korrik 2018, stafi i Sekretariatit ka mbajtur një takim, me ç’rast ka diskutuar çështjen e pagave të nëpunësve civil në SKQZ. Andaj lidhur me këtë, edhe pse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese Nr.Ref:AGJ1015/16 i datës 8 dhjetor 2016 në rastin KO73/2016, në vendimin e saj ka deklaruar shprehimisht në lidhje me kategorizimin e nëpunësve civil të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, dhe si rrjedhojë e kësaj, KQZ me datë 7 gusht 2017 ka nxjerrë/aprovuar Rregulloren 01/2017 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e KQZ-së.
Edhe pse ju keni insistuar vitin e kaluar (2017) me kërkesë në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit që nëpunësit civil të SKQZ-së të kenë trajtim të barabarte me nëpunësit civil të Institucioneve të Pavarura Kushtetuese, komisioni në fjalë nuk e ka miratuar kërkesën tonë, dhe me ketë rast nëpunësit cilit të SKQZ-së, tani e disa vite, janë duke u diskriminuar në paga në krahasim me nëpunësit e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese nga e njëjta kategori kushtetuese.

Me qëllim të informimit tuaj, me lejoni t’ju njoftojmë se në afatin e përcaktuar nga Qeveria lidhur me konsultimet publike për projektligjin për paga që sot me date 6 korrik 2018 është proceduar për diskutim në Qeveri, ne, kemi dërguar komentet e KQZ-së në platformën online për konsultimet publike të përcaktuar nga Ministria për Administratë Publike (MAP) respektivisht nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës (ZQM-ZKM)

Andaj, me akordimin e të gjithë nëpunësve të SKQZ-së, përmes kësaj shkrese, Stafi i Sekretariatit të KQZ-së, KËRKON nga Ju, që përmes autoriteti tuaj si udhëheqës të KQZ/SKQZ-së, që deri me datë 13 korrik 2018, t’i dërgohet Kërkesa jonë e mëhershme, “Rregullorja e Brendshme e KQZ-së, së bashku me analizën për implikimet financiare (mjetet shtesë që duhet për zbatim)” Ministrisë së Financave, dhe të njëjtën kërkesë t’ia dërgoj Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Republikës së Kosovës, apo t’ia dërgojë si kërkesë, nëse Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk e fton KQZ-në në takim deri me datë 15 korrik 2018, me kërkesë specifike që nëpunësit civil të SKQZ-së, në draft-projektligjin e ri për paga të Qeverisë, si bazë për paga për nëpunësit civil të SKQZ-së, të jetë Rregullorja e Brendshme e KQZ-së.

Mbesim me shpresë, që do t’a trajtoni me urgjence këtë kërkesë ligjore, duke patur parasysh se vetëm edhe 10 ditë janë në dispozicion për dërgimin e kërkesave konkrete në qeveri, respektivisht në ministri.

Nëqoftëse, kërkesa jonë ligjore e kushtetuese, e cila është duke u përsëritur që katër vite me radhë, që nga viti 2014 nuk merret parasysh, atëherë NE nëpunësit civil të KQZ-së do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme ligjore, derisa të zbatohet Kushtetuta, Ligji dhe Rregullorja e Brendshme e KQZ-s, për arsye se mjaft jemi diskriminuar deri me tani nga Politika dhe premtimet boshe politike.

Të bashkëlidhur gjeni listën e stafit pjesëmarrës në takimin për parashtrimin e kësaj kërkese, si dhe me përkrahjen e të të gjithë Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve (ZLKZ-ve) nga tërë Komunat e Republikës së Kosovës në përgjithësi.

E nderuara Vera,
Ju lutem përktheni njoftimin për ZLKZ-të përkatës.

Me nderime,
Nexhmedin Hyseni
Drejtor i Departamentit të Koordinimit në Terren | Komisioni Qendror i Zgjedhjeve/KQZ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mattis për herë të parë viziton…