Edhe Krasniqi largohet nga Flamurtari
05 gusht 2020
| 14:53
Ashtu sikurse shumë futbollistë të tjerë edhe Festim Krasniqi është larguar zyrtarisht nga skuadra e Flamurtarit.
Klubi kuqezi ka rënë nga elita f futbollit të Kosovës dhe pas përfundimit të kampionatit nga kjo skuadër është larguar trajneri Sunaj Keçi dhe disa futbollistë.
“Falënderoj klubin KF Flamurtari për bashkëpunim, gjithashtu edhe bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, tifozët dhe zotëri Agim Hasanin. Nga sot do te jem lojtar i lirë, kurse klubit i dëshiroj rikthim sa me të shpejt në Superligë”, ka thënë Krasniqi.
(V.Z / Epoka e re)