EDHE KUVENDI KOMUNAL I FERIZAJT I JEP MBËSHTETJE INICIATIVËS QË LULEKUQJA ME KATËR PETALE TË BËHET SIMBOL UNIK I GJENOCIDIT NË KOSOVË
01 dhjetor 2022
| 16:42
Në mbledhjen e 30 nëntorit të vitit 2022, të Kuvendit Komunal të Ferizait, asamblistja e PDK-së, Zonja Arbnora Salihu propozoi të futet në rend të ditës iniciativa e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” drejtuar institucioneve të Kosovës që, lulekuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Argumentet që shtroi përpara asamblistëve të kuvendit për domosdoshmërinë e realizimit të një kërkese të tillë, bënë që kërkesa e Zonjës Arbnora Salihu të miratohet dhe në mënyrë unanime të dilet në mbështetje të simbolit kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës të gjenocidit në Kosovë.