Edhe ky boksier ukrainas vesh uniformën ushtarake

27 shkurt 2022 | 23:25

Edhe boksieri i famshëm ukrainas, Vasily Lomachenko, ka dalë në mbrojtje të vendit të tij, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Mediat ukrainase duke kanë raportuar se kampioni i tre divizioneve i është bashkuar Batalionit të Mbrojtjes së Terrorit Belgorod-Dniester.

Lomachenko është fotografuar i veshur me rroba të ushtrisë, derisa ai mbante edhe armë në dorë, duke u bërë pjesë e rezistencës ukrainase ndaj pushtimit rus.

Dy ditë më parë ai postoi në Instagram një mesazh ku bën thirrje për lutje për “paqen e gjithë botës”.

Tani ai bëhet boksieri i radhës ukrainas që merr pjesë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Para tij, ish-kampioni i peshave të rënda, Vitali Klitschko, i cili është kryebashkiak aktual i Kievit, zbuloi se do t’i shërbejë ushtrisë ukrainase në këtë luftë.

Edhe vëllai i tij, Wladimir gjithashtu është regjistruar si ushtarë rezervë në forcat ushtarake, duke mbrojtur qytetin e Kievit. /Albanianpost.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra katalonase ka vazhduar me formën e mirë, duke e…