Edhe ky shtet i BE-së i dëbon diplomatët rusë

06 prill 2022 | 13:05

Greqia ka njoftuar se ka dëbuar 12 diplomatë rusë nga vendi.

“Autoritetet greke kanë shpallë 12 anëtarë të misionit diplomatik dhe konsullor të Federatës Ruse që ishin të akredituar në Greqi persona non-grata”, ka thënë Ministria e Jashtme e Greqisë në një deklaratë për media të mërkurën.

Ambasadori rus në Greqi është informuar për këtë vendim.

Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Latvia kanë njoftuar se kanë dëbuar diplomatët rusë dhe stafin nga territoret përkatëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia e ka rikthyer ambasadën e saj në Kiev të…