Edhe Lazio e dëshiron Brojën
17 qershor 2022
| 17:02
Sulmuesi shqiptar Armando Broja shkëlqeu sezonin e fundit në fanellën e Southampton, ku ishte i huazuar nga Chelsea.
Pas paraqitjeve shqiptari ka zgjuar interesim nga shumë klube, derisa e fundit që e dëshiron Brojën është Lazio. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka kërkuar nga Chelsea informata shtesë rreth 20-vjeçarit, i cili ka kontratë me klubin anglez deri më 30 qershor 2026. Bazuar në “Transfermarkt”, anëtari i Kombëtares së Shqipërisë vlerësohet me 22 milionë euro në treg.
Për Armando Brojën besohet se interesim kanë shfaqur edhe Napoli, Atalanta, Borussia Dortmundi, West Ham Unitedi e Evertoni.