
Edhe Leedsi në garë për Agueron
Leeds Unitedi është klubi i fundit që interesohet për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero në “Elland Road”.
Është konfirmuar muajin e kaluar se Aguero do të largohet nga Manchester City kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit pas një dekade të shkëlqyeshme, të mbushur me trofe në “Etihad Stadium”. Një mori klubesh angleze, por edhe evropiane janë lidhur me 32-vjeçarin, përfshirë Barcelonë, Juventusin, Chelsean dhe Tottenhamin.
Por, tani klubet e mëdha evropiane dhe sidomos ato angleze do ta kenë një rival të ‘fortë’ nga Liga Premier për transferimin e yllit argjentinas. Sipas mediumit “90Min”, Leedsi ka hyrë në garë për të nënshkruar me Agueron në një transferim falas këtë verë.
Leedsi shpreson që prania e trajnerit argjentinas Marcelo Bielsa në ekip do të jetë e mjaftueshme për të tunduar sulmuesin të kalojë në “Elland Road”.