Edhe Luiz Ejlli merr një votë për kryetar të Shkodrës
16 maj 2023
| 09:30
Shkodra kalon nga e djathta në të majtë. Dhe kjo ndodh për herë të parë që nga hyrja e demokracisë në Shqipëri.
Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar, e gjithashtu edhe numërimi është drejt fundit.
Teksa po kryhej numërimi, në bashkinë e Shkodrës ka pasur një fletëvotim ku një qytetar duket se nuk e ka përkrahur anjërin nga kandidatët.
Megjithatë, ai e ka shkruar emrin e Luiz Ejllit, fituesit të Big Brother VIP Albania, të cilin e donte për kryetar të Shkodrës.
Kujtojmë se Ejlli u cilësua si një “fenomen” këtë vit me lojën e tij në BBVIP. Ai ka dalur në përkrahje të kandidatit të PS-së, Benet Beci, për kryetar të Shkodrës.