Edhe Matuidi me koronavirus
17 mars 2020
| 22:43
Blase Matuidi është lojtari i dytë i Juventusit që ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit, sipas një njoftimi të bërë ditën e sotme.
I pari lojtar i konfirmuar me koronavirus, jo vetëm te Juventusi por në të gjithë Serinë A, ishte shoku i tij i skuadrës Daniele Rugani, i cili u pasua nga disa lojtarë të Sampdorias dhe Fiorentinas.
Dalangadalë, COVID-19 po fiton terren dhe midis futbollistëve në Itali, e cila konsiderohet si qendra e përhapjes së koronavirusit në Europë, ndërkohë tashmë mesfushori francez duhet të qëndrojë i vetizoluar në shtëpi.