Edhe po të m’i ngjallte vëllezërit, s’ia kisha pranuar ndihmën Serbisë
18 prill 2020
| 19:14
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Kosova do të pranojë donacion nga Serbia 1000 teste për Covid-19.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” edhe po të ngjallëshin vëllezërit e tij nuk do t’ia pranonte ndihmën Serbisë.
“Edhe me mi ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve”, ka shkruar Daut Haradinaj.
/Epoka e re/