Edhe ministri Reka jep gjysmën e pagës për luftimin e Covid-19

17 prill 2020 | 17:08

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka treguar se ka ndarë gjysmën e pagës së tij të ministrit për luftimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë.

“Duke bashkëndje me popullin tim, që po kalon një pandemi vdekjeprurëse, me modestinë time e jap gjysmën e pagës mujore për fondin e luftimit te virusit Covid-19”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erion Veliaj ka publikuar sot listën e makinave të shtrenjta…