Edhe Ministria e Sportit reagon ndaj trajnerit që shfaqi ndaj vajzës së tij garuese

11 nëntor 2024 | 13:00

Edhe Ministria e Sportit ka reaguar ndaj trajnerit Valmir Fetiu, i cili shfaqi dhunë ndaj vajzës së tij garuese në Evropianin për fëmijë që u mbajt në Tiranë.

Trajneri nga Suhareka shihet duke i rënë shpullë vajzës së tij dhe duke e kapur dhunshëm pasi ajo u mposht nga një moshatare serbe.

MKRS-ja e dënoi incidentin e trajnerit të taekwondos, përmes zëvendës ministres Daulina Osmani, e cila tha se veprimi i tij është i papranueshëm dhe se s’ka të bëjë asgjë me sportin.

Për këtë veprim të vrazhdë, Valmir Fetiu u suspendua nga të gjitha garat vendore dhe ndërkombëtare sot nga Federata Evropiane e këtij sporti luftarak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke i reaguar deputetit të…